Varka me të cilën po lundronin pësoi defekt, shpëtohen 4 familjarët në Durrës

albnews
By
1 Min Read

Një familje me katër anëtarë ka rrezikuar mbytjen pasi mjeti me të cilin po lundronin pësoi defekt.

Njoftohet se 4 personat, mes të cilëve dy fëmijë të mitur u nxorën në breg nga policia bregdetare. Në breg u nxor edhe varka plastike që kishte pësuar defekt.

Një tjetër qytetar është shpëtuar nga policia kufitar, pasi mjeti lundrues Jet Ski me të cilin kishte dalë në det pësoi defekt.

Share This Article