Mbërrijnë në brigjet e Durrësit varkat me vela. Ndryshe nga sa ishte premtuar mbërritja e tyre më 6 korrik, pasditja e së dielës solli varkat me vela në Durrës.
Për herë të parë Durrësi përfshihet në Xhiron e Velave të Italisë, event ky i Marinës Ushtarake Italiane.
Gara ka nisur nga Xhenoa dhe varkat me vela do të ndalojnë në 10 qytete turistike, 9 prej tyre në Itali dhe për herë të parë, ndalesë e këtij turi bëhet dhe një qytet shqiptar, Durrësi.
Afro 30 varka me vela, pjesëmarrëse në këtë tur, do të mund të admirohen nga shëtitorja bregdetare “Taulantia”, ndërsa ceremonia e është zhvilluar mbrëmjen e së dielës në shëtitoren bregdetare.
Në fillimjavë, varkat me vela do të largohen nga Durrësi për të vijuar xhiron e tyre, drejt ndalesës së radhës në Itali.
Janë 10 etapa për ekipet që garojnë në kategoritë Offshore, Inshore dhe Boards.
Ky event sportiv i shërben edhe promovimit të turizmit dhe bukurive të Durrësit dhe Shqipërisë.
Këtë vit shënohet edicioni i katërt i këtij eventi.
Mesditën e së shtunës, në shëtitoren “Taulantia” u hap fshati turistik, ku të gjithë të apasionuarit pas varkave me vela do të mund të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm për këtë tur, varkat pjesëmarrëse, 50 sportistët e përfshirë në këtë tur etj.
Gjithashtu ky fshat “është një vend plot me mundësi për të zhvilluar sinergji midis të gjithë pjesëmarrësve dhe për të promovuar në mënyrë efektive sportin, kulturën, shkencën, teknologjinë, solidaritetin dhe respektin për mjedisin”,- thuhet në njoftimin për shtyp që organizatorët kanë shpërndarë.
Ky event sportiv do të shërbejë për promovimin e turizmit dhe bukurive të qytetit dhe vendit tonë.