Varshava thërret ambasadorin rus pas komenteve të Putin mbi Luftën II Botërore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Polonia thirri sot ambasadorin rus në Varshavë për t’i kërkuar shpjegime rreth komenteve të  presidentit rus Vladimir Putin, në lidhje me zanafillën e Luftës së Dytë Botërore, njoftoi zëvendësministri i Jashtëm polak, Marcin Przydacz.

“Jemi gati t’u shpjegojmë diplomatëve rusë fakte historike për aq kohë sa do u duhet të kuptojnë, se bota nuk do ta harrojë kurrë kuptimin e vërtetë të paktit ‘Ribbentrop-Molotov’ (pakti i neutralitetit midis Gjermanisë naziste dhe Bashkimit Sovjetik),” shkroi sot në Twitter Marcin Przydacz.

Në fillim të muajit, Putin kritikoi një rezolutë të Parlamentit Europium, që deklaronte se pakti i neutralitetit i vitit 1939, i quajtur kështu sipas diplomatëve që e nënshkruan atë në Moskë, çoi në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.

Przydacz deklaroi për agjencinë polake të lajmeve PAP, se gjatë takimit me ambasadorin rus, Sergey Andreev ministria e Jashtme e Polonisë shprehu kundërshtim të fortë ndaj pretendimeve historike të bëra nga Putini dhe kreu i parlamentit rus, Vyacheslav Volodin.

Andreev i quajti bisedimet të vështira por civile./ATSH/

Share This Article