Greqia beson se hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një mjet efikas për paqen dhe stabilitetin e rajonit, deklaroi ministri i Jashtëm alternativ grek, Miltiadis Varvitsiotis në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar grek për Mbrojtjen Kombëtare dhe Punët e Jashtme, sipas medieve greke.
”Greqia është në favor të BE-së për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ai.
Ai tha se Greqia gjithmonë ka mbështetur politikën europiane të zgjerimit për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Greqia beson se ky është një mjet efikas për të arritur paqen, stabilitetin dhe prosperitetin për rajonin dhe më gjerë”, theksoi Varvitsiotis./ATSH/