Vasfije Krasniqi bënë thirrje për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetët i bashkohen Vasfije Krasniqit në thirrjen për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi ka paraqitur para kolegëve të saj deputet fleta të bardha me mbishkrimin e iniciativës “rallyforherjustice”, iniciativë kjo që kërkon drejtësi për dhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.

Krasniqi, e cila një ditë më parë ka takuar edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e cila i është bashkuar kësaj thirrje, sot ka gjetur mbështetje edhe nga kolegët e saj deputet, raporton telegrafi.

Ajo është parë para fillimit të seancës duke fotografuar kolegët e saj nga parti të ndryshme, si Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj e  Shqipe Mehmeti – Selimi.

Share This Article