Vasfije Krasniqi-Goodman: Krimet e luftës dhe dënimet ndaj kriminelëve duhet të merren më seriozisht

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vasfije Krasniqi-Goodman në fjalën e saj drejtuar deputetëve të Kuvendit, ka thënë se edhe nga foltorja e Kuvendit ka pasur deklarata të cilat i kanë lënduar viktimat e dhunës sksuale.

Ajo tutje ka shtuar se këto viktima ende stigmatizohen në Kosovë.

“Është nder dhe emocion i jashtëzakonshëm për mua që të jem këtu në institucionin më të lartë të Kosovës. Tashmë ju e dini që kam pasur rastin të flasë në vende të ndryshme të botës, por asnjëherë nuk jam ndier si po ndihem sot në Kosovë. Ndihem mirë kur e di që ka anëtarë që përkrahin, e burra që i mbrojnë e përkrahin viktimat e dhunës seksuale, por ndihem keq kur e di që ka anëtarë që nuk i mbrojnë e përkrahin. Edhe prej kësaj foltore kanë dalë fjalë që na kanë lënduar neve viktimave shumë. Vendi jonë, shoqëria jonë neve na stigmatizon”, ka thënë ajo.

Krasniqi-Goodman ka thënë se duhet t’iu vije turp të gjithë atyre që po stigmatizojnë viktimat e dhunës seksuale.

Ajo ka bërë thirrje që të ndryshohet kjo praktikë dhe viktimat të marrin trajtimin e merituar.

Ajo ka thënë që krimet e luftës dhe dënimet ndaj kriminelëve duhet të merren më seriozisht.

“Ku ishit ju kur u dhunua gruaja, e ku e morët guximin me e lënë atë, ku ishin djemtë që e lanë atë nënë? Ku ishit ju, kur u dhunua Jeta 7 vjeçare? E tash ju çfarë po bëni? Duhet me i ardh turp të gjithë shoqërisë kosovare që po na stigmatizoni. Ne po duam mbrojtje, me na përkrahë e mbështetë, sepse çfarë na ka ndodhur neve, ka qenë krim i luftës, e ju nuk keni qenë aty me na mbrojt. Kemi dëgjuar shumë shpesh që kanë thënë se Vasfija e ka shumë lehtë sepse e ka burrin amerikan, por mos harroni se vëllai im është këtu që ballafaqohet me fjalime, me atë çfarë thonë njerëzit. Ne jemi duke e bërë një punë që ju nuk jeni në gjendje me bë për nënën, motrën, e gruan tuaj. Duhet të ndryshoni sepse ka ardh fundi. Nuk ua falim atë që na keni bë me përjetu që 20 vjet. Krimet e luftës me i marrë me seriozitet edhe dënimet me i marrë me seriozitet. Unë nuk kam me u ndal që të tjerat me pas drejtësi, atë që më është mohuar mua. Ju kisha lutur që këto raste t’i merrni më zemersisht, që të fitojmë drejtësinë”, ka thënë ajo.

Share This Article