Vasfije Krasniqi Goodnam, ëiktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, është takuar me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, tha se kërkoi që të mbijetuarit e dhunës seksuale në luftën e fundit nuk duhet të harrohen në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo tha se mori premtimin e Mogherinit që do të bënte të pamundurën që viktimat e dhunës seksuale të mbështeten.
“Sonte pata rastin të takohem me Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë. Pasi BE është e përfshirë në bisedimet për paqe mes Kosovës dhe Serbisë, unë ndava shqetësimet e të mbijetuarve të dhunës seksuale: ne nuk duam të harrohemi në negociata, ne duam që zërat tanë të dëgjohen. Ajo më premtoi se do të bënte të pamundurën që të mbijetuarit të mbështeten”, shkroi Krasniqi.