Vashat e Kosovës spektakolare ndaj Turqisë, i nisin mbarë kualifikimet për Evropian

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja e Kosovës (femrat) e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme ciklin kualifikues për Euro 2021.

Në ndeshjen hapëse të Grupit A “Dardanet” kanë shënuar fitore kundër Turqisë, me rezultat 2:0.

Vashat kosovare kanë shfaqur një paraqitje mbresëlënëse gjatë 90 minutave, duke i kënaqur me lojë mbi 4 mijë tifozë të mbledhur në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Rezultatin e zhbllokoi Modesta Uka, në minutën e 33-të, kur gjuajti saktë brenda zonës për ta dërguar topin në rrjetën e portës turke.

Ky gol iu dha zemër edhe më shumë futbollisteve kosovare, të cilat shumë shpejt e shënuan edhe golin e dytë. Kësaj radhe ishte Liridona Syla, e cila me një gjuajtje të fortë e nguliti topin në rrjetë për 2:0, kur po zhvillohej minuta e 39-të.

Loja e mirë e Dardaneve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku krahas lojës së mirë në mbrojtje u shfaqën shumë të rrezikshme edhe në sulm për ta përmbyllur me sukses sfidën e parë të këtyre eliminatoreve.

Kosova për kundërshtar në grup ka edhe Holandën (kampione në fuqi e Evropës), Rusinë, Slloveninë dhe Estoninë.

Ndeshjen e ardhshme Dardanet do ta luajnë më 3 shtator si mysafire kundër Sllovenisë.

Share This Article