Albania
Vasili: Kosova ka përballë vetes një armik të betuar si Edi Rama, i gatshëm të ndërmarrë veprime të rrezikshme
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka bërë një reagim të gjatë në lidhje me qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Vasili, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shprehet se asnjë kryeministër i Shqipërisë më parë, përveç Edi Ramës, nuk mund të qortohet për qëndrimet ndaj Kosovës, pasi janë të vendosur krah saj.
Më tej ai shprehet se, për herë të parë, Kosova ka përballë një “një armik të paskrupull” kundër saj.
Teksa rendit disa nga rastet kur Rama ka qenë kundër Kosovës, Vasili shkruan se Shqipëria duhet të jetë e gjitha bashkë për ta treguar këtë mbështetje ndaj Kosovës dhe për të izoluar Ramës.
Reagimi i Petrit Vasilit:
Kosova perballe proserbit Edi Rama!
Antishqiptaret e te gjitha llojeve, e veçanerisht ne Beograd, e kane pasur endrren me te madhe te tyre, qe Qeverite ne Shqiperi te vendoseshin kunder Kosoves.
Po asnje Kryeminister me pare, perveç Edi Rames, i majte apo i djathte qofte, pavarsisht gabimeve apo te metave ne planin e brendshem, nuk mund qortohet kurre per qendrimet dhe mbeshtetjen ndaj Kosoves, pasi te gjithe kane qene te qarte dhe teper te vendosur ne krah te saj.
Per here te pare Kosova ka perballe Edi Ramen, si nje armik i paskrupull kunder saj, i gatshem te shqiptoje dhe te mbroje tezat me negative dhe te ndermare veprimet me te rrezikshme kunder pavaresise dhe integritetit shteteror te Kosoves si dhe te perdore gjuhen me te eger e perçmuese ndaj saj.
Qe nga Projekti i zi per ndarjen e Kosoves dhe shkembimit te kufijve, ku Edi Rama luajti nje rol kryesor se bashku me Vuçiç dhe Sorros dhe qe u denoncuar nga kryeministri Haradinaj ne ate kohe, te cilin filoserbi Edi Rama e paditi edhe ne gjykate duke shenuar veprimin me te rende te pare deri atehere kunder kosoves.
Duke vazhduar me Ballkanin e Hapur serborus, duke ju kundervene egersisht Kosoves dhe Albin Kurtit me gjuhen e nje serbomadhi te vertete e me synim izolimin e denigrimin me çdo kusht te Kosoves
Apo me tej me urrejtjen e shprehur ndaj Kosoves gjate provokimit shume te rende ne Veri, kur turmat e armatosura serbe rrethuan Komunat dhe pengonin kryetaret e sapozgjedhur dhe Edi Rama serish sulmonte me keq se Vuçici qeverine e Kosoves.
Apo kur Serbia rrembeu tre policet Kosovare, ishte vetem Edi Rama, qe u fsheh me dite te tera qe te fliste e te mbante qendrim te hapur kunder Vuçiçit, por edhe kur foli u shpreh me gjuhen e Vucicit.
Apo kur ju kundervu egersisht Albin Kurtit ne rastin e bisedimeve te bllokuara nga Vucic dhe Rama dergoji ne Bruksel gjoja nje Draft per Asociacionin e Komunave me shumice serbe, nderkohe qe marreveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit ishin gati per nenshkrim, i cili refuzohej nga Vuçic per tu nenshkruar.
Apo vendosja e sanksioneve ndaj Kosoves duke anulluar me menyre te njeanshme dhe rrugaçerore Mbledhjen e perbashket te te dy qeverive ne Gjakove.
Apo ne rastin e vrasjes se policit Bunjaku dhe provokimit agresiv terrorist serb, kur vetem Edi Rama kishte guximin e nje pengu te vertete dhe fliste per gjoja dy palë ne konflikt nerkohe kishim serbet agresore ne njeten ane dhe Kosova qe mbronte rendin kushtetues nga ana tjeter.
Apo ku Edi Rama propozonte Konference Paqeje, sipas skenareve, qe i servirte Beogradi dhe qe ky i artikulonte me servilizmin e nje pengu te vertete.
Apo sot qe ben megafonin e Vucicit dhe kerkon marrjen e kontrollit total ne Veri nga nderkombetaret e duke perjashtuar qeverine dhe forcat e sigurise se Kosoves, e gjitha kjo ne funksion te Planit te vjeter te ndarjes se Kosoves dhe shkembimit te kufijve.
Apo duke folur me gjuhe proserbe per “njohje gjoja de facto” te Kosoves, nderkohe qe bota mbare e njeh Kosoven dhe çeshtja qendron te njohja de jure te cilen Serbia nuk e ben, duke e penguar e duke perdorur cdo menyre dhe duke arritur deri tek provokimet terroriste.
Apo duke akuzuar ne menyre te neveritshme Qeverine e Kosoves se ajo sipas Edi Rames ” ka kusuret e saj ne dialogun me Serbine”, nderkohe qe pozicionimi i Albin Kurtit ka qene absolutisht parimor dhe kushtetues dhe koha i dha plotesisht te drejte atij duke detyruar edhe vete nderkombetaret te korigjojne e ndryshojne pozicionimet e tyre.
P E R F U N D I M:
Kosova ka perballe vetes nje armik te betuar si Edi Rama.
Kosova dhe çeshtja shqiptare ka sot perballe besëprerësin me te madh te historise se saj dhe si kurre ndonjehere eshte tradhetuar nga Kryeministri ne detyre i Shqiperise.
Vucici ka zedhenesin dhe megafonin me besnik ne Tirane, aq besnik sa edhe ne Serbi nuk e gjen dot.
Edi Rama nuk eshte ne krah te Albin Kurtit siç do te ishte cdo kryeminister apo faktor politik ne Shqiperi, por eshte pas kraheve te tij me thike ne dore per ta goditur egersisht pas shpine me regji te Beogradit
Kosova ka sot nje problem te shtuar ne dialogun dhe qellimet e saj kombetare sepse forcat me te errta anti Kosove ferkojne duart kur tezat dhe qendrimet, qe ata nuk i mbajne dot, i mbron dhe i perhap Kryeministri tradhetar i Shqiperise.
Por e gjithe Shqiperia jashte zyres se Edi Rames eshte me zemer dhe me cdo mundesi qe ka ne krah te Kosoves dhe Qeverise se saj dhe kjo eshte prova se Kosova nuk eshte kurre vetem.
Shqiperia duhet te jete e gjitha bashke per ta treguar kete mbeshtetje ndaj Kosoves dhe per te izoluar tradhetarin Edi Rama.
Albania
“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie.
Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.
Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.
Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.
“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.
Albania
Vendimi i qeverisë, zbardhet skema e re e kompensimit, nga 600 deri në 1800 lekë shtesë në muaj, ja kush përfiton
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve, një masë që hyn në fuqi si pjesë e paketës së Buxhetit 2026.
Vendimi synon të mbështesë pensionistët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përcaktuar shuma konkrete shtesë që variojnë nga 600 deri në 1,800 lekë në muaj.
Sipas vendimit të propozuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, fondi total për këtë skemë kap vlerën e 9.8 miliardë lekëve.
Si ndahen kategoritë dhe sa është shtesa?
Qeveria ka ndarë përfituesit në 5 kategori kryesore, bazuar në nivelin e të ardhurave mujore që ata kanë pasur deri në datën 31.12.2025:
Shtesën maksimale prej 1,800 lekë/muaj e përfitojnë të gjithë pensionistët që kanë të ardhura mujore deri në 40,000 lekë.
Këtu përfshihen pensionet e pleqërisë të plota (urbane), minatorët, punonjësit e naftës, gazit dhe metalurgjisë.
Shtesën prej 1,000 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë.
Këtu përfshihen pensionet e ish-kooperativave bujqësore dhe pensionet rurale (të fshatit).
Shtesën 800 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 22,000 lekë.
Në këtë grup përfshihen pensionet e pjesshme (urbane), pensionet sociale dhe ata që nuk kanë plotësuar vitet e sigurimit.
Shtesën 700 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë, ku janë përfituesit e pensionit familjar, përfshirë familjet e pilotëve.
Ndërsa shtesën 600 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 30,000 lekë.
Këtu përfshihen të gjitha kategoritë e pensioneve të invaliditetit.
Kush përfiton tjetër?
Një pikë e rëndësishme e vendimit është se ky kompensim nuk prek vetëm pensionistët aktualë. Përfitojnë edhe personat që do të dalin në pension gjatë vitit 2026, me kusht që të ardhurat e tyre të mos kalojnë tavanet e përcaktuara më sipër. Megjithatë, ata që fitojnë të drejtën e pensionit pas datës 1 janar 2027, nuk do të jenë subjekt i këtij vendimi.
Vendimi saktëson gjithashtu se këto kompensime nuk do të preken (nuk do të ulen apo ndryshojnë) në rastet kur qeveria miraton indeksime të tjera të pensioneve në të ardhmen.
Zbatimi i këtij vendimi do të kryhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) dhe pagesat do të shpërndahen përmes Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.
Albania
Qeveria nderon legjendat, 13 figura të shquara të artit dhe sportit përfitojnë pension të posaçëm
Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të vlerësuar financiarisht dhe moralisht disa nga emrat më të spikatur të jetës publike në Shqipëri, të cilët kanë lënë gjurmë ndër vite në fushat e artit, kulturës dhe sportit.
Sipas vendimit të fundit të qeverisë, 13 personalitete do të përfitojnë “shtesë pensioni të posaçëm shtetëror”.
Masa e kësaj shtese është përcaktuar të jetë sa dhjetëfishi i pensionit social, një vlerësim maksimal që u bëhet këtyre figurave për kontributin e dhënë.
Në listën e miratuar spikasin emra të mëdhenj të humorit dhe teatrit si Agim Bajko dhe Aishe Stari, apo legjenda të futbollit shqiptar si Agustin Kola i Tiranës dhe Vasillaq Zëri i Flamurtarit.
Lista e plotë e përfituesve:
Agim Bajko – Aktor i njohur i humorit dhe satirës.
Agustin Kola – Ish-futbollist dhe trajner i shquar, ikonë e KF Tiranës.
Aishe Stari – Aktore e njohur, veçanërisht për kontributin në estradën e Durrësit.
Vasillaq Ruci – Legjenda e futbollit vlonjat dhe atij kombëtar.
Nikolin Gurakuqi – Regjisor i njohur operistik.
Shegushe Bebeti – Regjisore dhe figurë e rëndësishme e teatrit të kukullave.
Edera Alibegaj – Ish-basketbolliste e shquar.
Virxhil Karaja – Figurë e njohur e sportit.
Kujtim Vorpsi – Mjeshtër i imazhit/kinematografisë.
Kostandin Shkurti
Kostandin Kamberi- Aktor i njohur i humorit në estradën e Tiranës
Leonard Toska- Peshëngritës
Rapo Tao- Figurë legjendare e futbollit vlonjat
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe është pjesë e përpjekjeve shtetërore për të garantuar një trajtim dinjitoz për ata që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në skena dhe stadiume.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK20 hours agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania20 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
