Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka shprehur mbështetjen për të arrestuarit e protestës tek Unaza e Re, mes të cilëve edhe shoqërimi i Klevis Balliut.
Në një status në Facebook, Vasili thotë se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëpamja njerëzore heronjtë antidiktaturë të Unazës së Re.
Reagimi i Vasilit
Mbështetje deri në fund, mbështetje politike dhe njerëzore për heronjtë antidiktaturë të Unazës së Re.
Bedeli i Bablokut në Ministrinë e Brendshme Lleshaj zgjedh përfundimisht të jetë një armik i shqiptarëve të thjeshtë te Unaza e Re.
Asnjë harrese, asnjë tolerance, asnjë keqardhje nuk do të ketë kurrë për ata si Lleshaj, që urrejtshëm vendosen kundër qytetarëve të thjeshtë.
Këta të pacipë dhe të urryer arrijnë deri aty sa të lexojnë paturpësisht si komunikata të tyre idiotësirat e kriminalizuara që ju dikton fjalë për fjalë Babloku i fshehur.
Ta kenë të qartë që Babloku do t’i shesë si një kg fiq këta budallenj dhe do tu lerë pas për gjithë jeten një urrejtje pa kthim të popullit.