• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Vasili nxjerr deklaratat me premtimet e pambajtura të Ramës për porte e aeroporte ndër vite

Vasili nxjerr deklaratat me premtimet e pambajtura të Ramës për porte e aeroporte ndër vite

by albnews
21 October, 2020
in Albania
0
5
VIEWS

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka dalë në deklaratë për shtyp nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ku ka zbërthyer të gjitha premtimet dhe mashtrimet e Kryeminstrit Rama, siç i quan ai për portet dhe aeroportet.

Sipas tij, Rama sërish gënjeu shqiptarët, ku Vasili i renditi të gjitha premtimet e pambajtura dhe afatet kohore për portet dhe aeroportet.

DEKLARATA E PLOTE:


Sot në një paravoli dhjetëra minutëshe Edi Rama u lëshua në batërdinë e gënjeshtrave të tij të përhershme. Në respekt jo të kryeministrit të vendit, i cili tashmë e ka marrë pozicionin e gënjeshtarit ordiner të të ashtuquajturit, i cili mendon se duke hedhur gënjeshtra të mëdha do t’i zërë fytin dhe do të hutojë shqiptarët.


Në respekt vetëm të qytetarëve shqiptarë do të tregojë sot as më shumë e as më pak se çfarë ka thënë e çfarë ka deklaruar ky mashtrues për këto aeroporte pafund imagjinarë, që u tregon njerëzve për orë të tëra si përrallat pranë zjarrit.


Për aeroportin e ri të Kukësit, aeroport i cili ju e dini që nuk punon. Në 31 tetor të vitit 2018, Edi Rama në Facebook me shumë dashuri, çfarë thoshte më 31 tetor: “Aeroporti i ri i Kukësit dhe një paralajmërim: mos përgojoni 3D se sot një vit në realitet do të jetë më i bukur se këtu, 31 tetor 2018.”
Pra aeroportin sipas këtij mashtruesi do ta kishim në 31 tetor të vitit 2019. Jemi në tetor të vitit 2020 dhe aeroporti nuk ka përfunduar e nuk përfundon në vitin 2020. Por çfarë ka thënë tjetër për aeroportin e Kukësit që gënjeshtarin ta zbërthejmë deri në fund.


Në kohën kur banorët me shumë të drejtë protestonin për taksën e rrugës së kombit në komunikimin e tij virtual nga zyra sepse kishte frikë ti takonte banorët. Pikërisht në prill të vitit 2018, fjalë për fjalë meqë dëgjoni këto deklarata, që do vinë do marrë ca demokratë do ti sjellë ca thoshte atëherë në prill.

Aeroporti i Kukësit thotë Edi Rama do të hapet procedurat kanë filluar, jam shumë optimist thotë Edi Rama jo unë, që në këtë vjeshtë aeroporti do të fillojë të jetë operativ, jam shumë optimist që në festat e fund vitit kuksianët që do të vijnë nga jashtë do të vijnë përmes këtij aeroporti. Pra do të vinin kuksianët që punojnë jashtë vendit në festën e Vitit të Ri 2018 nga aeroporti i Kukësit. Sot jemi në tetor të 2020 dhe ju e dini që aeroport nuk ka gjëkundi, është thjesht dhe vetëm për t’u kuptuar sesa i pacipë është për gënjeshtrat e tij, po çfarë thoshte më tutje.

Ky aeroport i Kukësit i cili do mbaronte në tetor të vitit 2018 do të sjellë zhvillim dhe do të punësojë 12 mijë njerëz, aeroporti i Kukësit do të punësonte 12 mijë njerëz, 4 herë më shumë aeroporti i Kukësit sesa aeroporti Leonardo Da Vinçi i Fiumicinos në Romë, ku qarkullojnë mbi 40 milionë pasagjerë i cili ka 3377 punonjës. Ky i Kukësit sipas këtyre gënjeshtrave të Edi Ramës që s’ka cipë, binduni që nuk ka cipë. Shikojeni kur të dali në televizor e thoni, u doli gënjeshtari kemi rubrikën e gënjeshtrave ka qenë dhe një roman të Ismail Kadaresë. Pra do të punësonte 12 mijë ky aeroporti.


Më tutje, ja çfarë thoshte për aeroportin e Vlorës, në 17 janar 2018 Edi Rama me gojën plotë thoshte kemi kërkesë zyrtare për aeroportin Kombëtar të Vlorës që deri në qershor hapej kantieri. Më 10 nëntor disa muaj më mbrapa deklaronte prapë vitin e ardhshëm do të nis ndërtimi i aeroportit, ai do të bëhet brenda mandatit, pra brenda mandatit mbaronte mandati i Vlorës, aeroporti i Vlorës nuk është gjëkundi.


Sot na thonë që kemi patur problem dhe na pengoi pandemia, po mirë po ky deklaroi se do ta hapte këtë brenda 2019, e di i madh dhe i vogël që pandemi nuk kishte në vitin 2019, ajo u shfaq në mars të 2020. Këta janë një bandë gënjeshtarësh të cilët janë të pacipë, ti dini ju të nderuar qytetarë se unë i di mirë. Po kur është i sinqertë? Është shumë i sinqertë, nuk ja hamë dot hakun, është i sinqertë kur derdh lek më lek për koncesionet dhe ka planifikuar që vitin tjetër të japi dhe shumëfishin e tyre.

Po është i sinqertë Edi Rama, kur jep miliona euro për incerenatorë, të cilët nuk ndërtohen fare, nuk ekzistojnë, por milionat i kanë gllabëruar. Kur ngre incerenatorë me fuqi 3 herë e ca më të mëdha sesa janë të gjithë nevojat e Shqipërisë e mbeturinat e Shqipërisë, duke qëndruar edhe ndesh, ballë për ballë në të kundërt të asaj që thotë Bashkimi Europian, që incerenatorët duhet të jenë zgjedhja e fundit në të gjithë mënyrën sesi trajtohen mbetjet. Pra ky i bën edhe 3 herë më të mëdha se nevojat e Shqipërisë, a thua se Shqipëria do të bëhet 10 milionë banorë.


Po për çfarë arsye? Sepse kishin në mend importin e mbeturinave, atë që firmosi në zyrë sa hyri në 2013, atë që zhbëri, sepse e zunë interesat e mafies së plehrave për fundi dhe e detyruan në këtë mënyrë.


Po përse është i sinqertë dhe përse u jep dhe qindarkën e fundit në kohë, që të mos ju mungojë oligarkëve? E bën sepse në të njëjtën kohë ky nuk ka para për të trajtuar çështjet e Covid-it. Nuk ka, dhe i detyron mjekët e u thotë: “Prini çarçafët e bëjini maska. Prini rrobat e bëni maska.” Maska, maska, maska, e është shumë i lumtur që imponon maskat. Çfarë ka bërë me maskat? Po maskat e kanë arritur një sukses, kanë rritur gjobat, por nuk kanë ulur numrin. Sepse numri dje arriti 301, më i madhi numër i të prekurve nga Covidi që në fillimet e pandemisë, e më i madhi pikërisht në javën kur janë vënë maskat. 1150%, 11 herë e gjysëm është rritur numri. Pra maskat arritën një rezultat të shkëlqyer, rritën gjobat, por nuk ulën numrin e të infektuarve.


Sigurisht nuk ka para për naftëtarët, jo nuk ka. Kompanive të naftës, 60 milion euro ua fal detyrimet dhe nuk ua merr, ndërsa pak para që duhen që gra të nderuara, gra që janë robtuar në punë, me një shëndet të dobët për shkak të një pune të rëndë që kanë përballuar gjithë jetën, që kanë të bëjnë vetëm më bukën e gojës së fëmijëve, për ta nuk ka. Nuk kam çelës magjik thotë, çelësin magjik unë e kam vetëm e vetëm për oligarkët. Për ata ka çelës magjik, ka para, nuk preken, paguhen incerenatorët edhe ndërkohë që njerëzit janë në grevë urie.


Por sigurisht që për të gjitha këto situata nuk mund të ketë para dhe duhet ta kenë të qartë të gjithë shqiptarët, nga i pari te i fundit, që të drejtë që të thonë nuk e njohim mashtruesin Edi Rama nuk ka. Mashtrimet e tij janë aty, në çdo 4 vjeçar përpiqet të thotë mashtrimin gjigand të radhës, i cili nuk realizohet, nuk zbatohet kurrë, por shkon me idenë që këta janë ca njerëz që nuk kuptojnë e unë mund t’i gënjej. Sot jemi këtu, sot, nesër, pasnesër, ditën, natën, 24 orë për të demaskuar këtë bashkim negativ, të lig, të poshtër, tradhtar dhe anti atdhetar të gënjeshtrës, tradhtisë kombëtare dhe hajdutërisë shtetërore.

Previous Post

Maqedonia e Veriut me masa të reja kundër koronavirusit

Next Post

4 të vdekur e 297 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

albnews

albnews

Related Posts

EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier
Albania

EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier

10 May, 2025
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës
Albania

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!
Albania

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025
Next Post
4 të vdekur e 297 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

4 të vdekur e 297 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025
“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

10 May, 2025
Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2377 shares
    Share 951 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM