Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili reagoi sot ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me përballimin e pandemisë COVID-19.
Sipas Vasilit, kryeminisitri Rama “për çdo gjë që duhej bërë në kohë për pandeminë, ka bërë saktësisht të kundërtën: përfshi testime, maska, gjurmimin, trajtimin, dezinfektimet, kufizime me autoblinda dhe mesazhe dekurajuese e deprimuese nga ana bio-mjekësore dhe të edukimit shëndetësor, përfshi dhe median të paraqitur si armike të komunikimit”.
Vasili theksoi se, “çdo fjalë për pandeminë, që nxjerr nga goja është opozita dhe tmerri që ky ka se do ikë nga pushteti. Ky qan për pushtetin, nuk qan për qytetarët”.
“Nuk ka qëndrim me kriminal se sa çdo fjali, që ky thotë, deri sa arrin të guxojë të nxjerrë idiotësira si Shqipëria që ka spitalet si të Gjermanisë, Francës, Anglisë, Italisë”, tha Vasili./ATSH/