Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi sot se “kjo forcë politike ka ligje të vërteta që zhvillojnë sportin, pasi e konsideron investimin për sportin si investim shëndetësor dhe social.
Nga Shkodra, Vasili tha se “nuk duhet të harrojmë asnjëherë që pa një sport të zhvilluar nuk mund të ketë një Shqipëri të shëndetshme”.
“Shqiptarët dhe e gjithë bota kanë nevojë për sportin më shumë se një ditë më parë dhe qoftë mënyra se si administrohet ky sport, qoftë mënyra si motivohen, qoftë ata që janë profesionistë, qoftë ata që janë amatorë por për t’iu kthyer të vendosur e pa kthim sportit edhe një herë është një dimension që duhet të punojmë që të gjithë, pasi na duhet patjetër një shoqëri e shëndetshme dhe për këtë çdo sforco dhe sakrificë do ia vlente dhe do të ishte pak ne raport më atë të madhe që pritet nga sporti”, tha ai.