Vasili publikon dokumentin e marrëveshjes: Votoni 5 qershorin, u bëtë gazi i botës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me ndryshimet kushtetuese, që u miratuan ditën e sotme (14 korrik), nga Komisioni i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili ka publikaur dokumentin e firmosur për marrëveshjen e 5 qershorit, dhe i bën thirrje mazhorancës për ta votuar atë në parlament, pasi po bëhen gazi i botës.

Vasili shprehet se pasi qeveria e izoloi Shqipërinë nga Europa me pandemine, tashmë do që ta izololojë politikisht dhe ekonomikisht.

Postimi i Vasilit në Facebook

‘Boll u perdrodhët!!(Dokumenti).

Ja ku e keni marreveshjen e 5 qershorit me emer mbiemer e firmat tuaja.

Firmosur ne prani te ambasadores Amerikane Yuri Kim, Ambasadorit te BE Luigi Soreka dhe Ambasadorit te Britanise se Madhe Dunkan Norman.

Shkoni votoni 5 qershorin se u bete turpi i botes.

Harrojeni se do vidhni zgjedhjet ne tavoline.

Harrojeni se do te beni dot çiflig Shqiperine.

Harrojeni se do te ktheni izolimin komunist te shqiptareve te para viteve 90′.

E izoluat Shqiperine nga Europa me pandemine, qe e administruat per faqe te zeze, tani doni ta izoloni edhe politikisht dhe ekonomikisht.

Ja Dokumenti i 5 qershorit me firmat tuaja(foto).”

Share This Article