Vasili publikon dokumentin: LSI kërkoi lista të hapura që në 2017

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

LSI ka kërkuar lista të hapura që në vitin 2017.

Për të bindur publikun dhe ata që nënkryetari i saj Petrit Vasili i quan “demagogë”, ky i fundit publikon edhe dokumentet.

Sipas Vasilit, LSI bëri propozimet në vjeshtën e atij viti në komisionin e reformës zgjedhore drejtuar nga Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi.

“Propozim kryesor i LSI, që në vitin 2017 ishin Listat e Hapura”, shprehet numri dy i LSI.

Reagimi i plotë:

Kujtese per demagogët.(DOKUMENTI).

Listat e hapura LSI i kerkoi qe ne 2017!

Sapo u ngrit Komisioni Parlamentar i Reformes Zgjedhore, ne vjeshten e vitit 2017, i drejtuar nga Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi LSI i paraqiti propozimet e saj.

Propozim kryesor i LSI, qe ne vitin 2017 ishin Listat e Hapura.

DOKUMENTI flet vete dhe eshte nje kujtese per te gjithe ata hipokrite dhe demagoge qe sot bejne sikur ju dogj shpirti per listat e hapura, ndersa dje vegjetonin pa guxuar qe te hapnin gojen.

Share This Article