• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Petrit Vasili publikon videon: Ku shkoi data e qershorit

Vasili: Qeveria po i fsheh viktimat nga Covid

by albnews
6 March, 2021
in Albania
0
2
VIEWS

Lëvizja Socialiste për Integrim  akuzoi sërish sot qeverinë për fshehje të viktimave nga Covid.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se 8 mijë vdekje të shkaktuara nga Covid janë fshehur në mënyrë të paligjshme nga qeveria.

Ai shtoi se SPAK-u, Prokuroria, të gjitha instrumentet e hetimit duhet të ishin në këmbë, për skandale të cilat ulërasin, për një administrim mizerabël, që nga puna e qeverisë dhe çdo masë e marrë, administrimin e fondeve dhe çdo veprim i propozuar dhe ky i ashtuquajtur Komitet Ekspertësh apo celulë rilindase.

Duke komentuar edhe rekrutimin e drejtoreshës së Infektivit Najada Çomo nga PS për ta kandiduar për deputete në 25 prill, Vasili thotë se Komiteti i Ekspertëve shërbeu vetëm si inkubator për të prodhuar kandidatë për deputetë rilindas.

Reagimi i Vasilit:

Për fat të keq shifrat e infektimit nga Covid 19, pra një nga elementët kryesorë të pandemisë dhe për fat akoma më të keq shifrat e vdekjeve vazhdojnë akoma të mbeten shumë të larta. Të gjitha masat të ashtuquajtura masa të qeverisë, kanë rezultuar një fiasko, një dështim total. Ky dështim ka qenë i paralajmëruar. Në momentin e saj më të vështirë, në një pandemi vërtetë problematike, shqiptarët u gjendën në duart më të këqija, në administrimin më të keq, e cila u kushtoi qindra e mijëra jetë njerëzish, të cilat mund të ishin kursyer, si dhe mijëra e mijëra infektime, të cilat mund të ishin kursyer, si dhe mijëra e mijëra komplikacione, të cilat gjithashtu mund të ishin kursyer.

Në këto ditë të vështira, shqiptarët patën fatin e keq të shikojnë sharlatanët politikë dhe pseudo sharlatanët mjekësorë të bërë bashkë vetëm në funksion të pushtetit dhe jo të jetës e shëndetit të njerëzve. Ju e keni parë, ata të ashtuquajtur drejtues teknik, të ashtuquajtur si Komiteti i Ekspertëve, rezultoi turpërisht në një celulë politike rilindase, që prodhoi akte që i shërbenin hallit të ditës së Edi Ramës e që nuk kishte të bënte hiç me pandeminë. Asnjë prej masave nuk ka dhënë asnjë efekt. Zero efekte të gjitha masat e ndërmarra. I shërbyen autoblindave të Edi Ramës, shoë-t të Edi Ramës në spitalin infektiv dhe siç e patë Komiteti i Ekspertëve shërbeu vetëm si inkubator për të prodhuar kandidatë për deputetë rilindas dhe jo vendi ku profesionistët prodhojnë zgjidhje më të mira, i pëlqejnë apo nuk i pëlqejnë qeverisë këto zgjidhje.

Pra, shqiptarët u ndodhën në duart më të këqija dhe 8 mijë vdekje më shumë janë sot të shkaktuara nga Covid e të fshehura në mënyrë të paligjshme nga qeveria. Mijëra të infektuar nuk janë raportuar e nuk raportohen përditë. Edhe këta fshihen nga qeveria. Miliona euro shpenzohen e vidhen, që kanë të bëjnë me Covidin dhe materialet anti covid nga qeveria, të provuara edhe nga prokuroritë përkatëse, pavarësisht se nuk i dënojnë. Por këto miliona euro që do t’i shërbenin shëndetit të njerëzve vazhduan të grabiteshin. Miliona euro përfunduan nëpër zyra luksoze, për blerje makinash e për lloj lloj turpesh të tjera, të cilat nuk shkonin te pandemia.

Praktikisht administratorët më të pacipë, fatkeqësia më e rëndë e shqiptarëve ishte që mbetën në duart e tyre. Shqipëria ka parë në të shkuarën lloj lloj përplasjesh me elementë epidemike dhe pandemike, duke filluar nga pandemia e gripit të derrit, epideminë e poliomielitit, fruthit, rubeolës, të Sars 1 e të tjera e të tjera. Janë përballuar me qetësi, në radhë të parë me profesionalizëm. Kanë prirë profesionistët, nuk kanë prirë kryeministrat dhe politika. Dhe sigurisht nuk kanë lënë gjurmë, nuk e kanë vrarë shëndetin e shqiptarëve, ndaj dhe nuk kanë lënë gjurmë në memorien e tyre. Kurse në duart e këtyre sharlatanëve politik dhe profesional, të cilët  kanë shndërruar një komitet ekspertësh në një komitet ku ka ministra, zëvendës ministra, drejtorë, por profesionistë gjëkundi. E lanë shëndetin e  shqiptarëve në mes të katër rrugëve. Këta do të mbeten gjatë në memorien e Shqipërisë, si vendi ku shpërdoruan edhe shëndetin e njerëzve, për ta përdorur për të bërë reklamën e ditës dhe për të mbushur propagandën idiote të ditës të Edi Ramës.

Praktikisht SPAK-u, Prokuroria, të gjitha instrumentet e hetimit duhet të ishin sot në këmbë, për skandale të cilat ulërasin, për një administrim mizerabël, që nga puna e qeverisë dhe çdo masë e marrë, administrimin e fondeve dhe çdo veprim i propozuar dhe ky i ashtuquajtur Komitet Ekspertësh apo celulë rilindase. Në fije duhet të kalojnë të gjitha këto akte, pasi mbi çdo akt të gabuar rëndojnë jetë njerëzish. Ky hetim do të ndodhë sot, ose nesër. Iluzioni që po shtyjmë ca javë e ca muaj mund të mbajë gjallë deri më 25 prill. Sigurisht të gjitha këto akte dhe veprime  do të shqyrtohen një për një, sepse përgjegjësia është shumë e rëndë. U ka dhembur zemra shqiptarëve që kanë humbur të afërmit e tyre, sepse duhet të bënte propagandë Edi Rama me ca sejmenë të tij të ashtuquajtur profesionistë.

Mijëra njerëz kanë mbetur pa asnjë lek. Kanë pritur në fatalitet që të bëjë sëmundja ç’të dojë, sepse asnjë lek nuk u dha qeveria e Edi Ramës për barnat e tyre, për mijëra njerëz që kurohen në banesë, që kanë nevojë për ndihmë e shërbime mjekësore. Të tëra këto veprime dhe mosveprime, që kanë kushtuar mijëra jetë të shqiptarëve dhe dëmtime të shëndetit të tyre, edhe të rënda edhe pa kthim, sigurisht që do të hetohen.

25 prilli është moment i mirë për të bërë një kthesë, një përmbysje të jashtëzakonshme për të çuar gjërat përpara e për ta zgjidhur pandeminë. Patjetër që pandemia ka të gjitha mundësitë të administrohet si duhet. Nuk mungojnë profesionistët, nuk mungojnë vullnetet e mira. Mund të bëhen plane të qarta, të cilat ne ja kemi kërkuar, ja kemi bërë të qartë qeverisë, që i ka refuzuar, sepse nuk shkonin bashkë me propagandën që donte të bënte. Pra, jo vetëm opozita shqiptare, por e gjithë bota profesionale shqiptare nën frymëzimin e opozitës, i ka të gjitha instrumentet për ta vënë në kontroll këtë pandemi, ashtu sikurse kanë bërë të gjitha vendet fqinje, në Ballkan edhe më gjerë. Ne i kemi këto aftësi, ne i kemi këto plane, ne e kemi shumë të qartë rrugën sesi do bëjmë. Dhe do t’i përgjigjemi me veprime e zgjidhje konkrete, jo ne propagandë.

Njerëzit që bënë propagandë dhe u tallën me pandeminë, sot apo nesër do të jenë para drejtësisë nga i pari tek i fundit. Përgjegjësisë së rëndë nuk i shpëton dot askush.

Previous Post

Gjermania merr nga Sllovakia pacientë me Covid-19

Next Post

Bayerni fiton derbin ndaj Dortmundit

albnews

albnews

Related Posts

TKURRET SHQIPËRIA! INSTAT: Vazhdon rënia e popullsisë
Albania

TKURRET SHQIPËRIA! INSTAT: Vazhdon rënia e popullsisë

16 May, 2025
Erdogan mesazhe të forta nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane! Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë
Albania

Erdogan mesazhe të forta nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane! Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë

16 May, 2025
Eurovision 2025 në prag finale: Shqipëria e mbyll spektaklin, Norvegjia e hap
Albania

Eurovision 2025 në prag finale: Shqipëria e mbyll spektaklin, Norvegjia e hap

16 May, 2025
Next Post
Bayerni fiton derbin ndaj Dortmundit

Bayerni fiton derbin ndaj Dortmundit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Britania dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje për partneritet strategjik

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

16 May, 2025
Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

16 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4708 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM