Katër ditë pasi uji i pijshëm i Krujës u ndot, banorë të qytetit vijojnë të paraqesin shenja helmimi.
Deri mëngjesin e së mërkurës, sipas të dhënave janë të paktën 500 persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pranë Spitalit që tashmë ruhet nga policia e Shtetit.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook shprehet se kryeministri Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për qytetarët e helmuar të Krujës, pasi për të ata nuk ekzistojnë. Sipas vasilit, Rama dhe qeveria e tij janë totalisht inekzistentë në çdo pikëpamje.
Postimi i plotë:
“Edi Rama asnje fjale per qindra qytetare te Krujes te helmuar, per të ata nuk ekzistojnë!
Ngjarja e Krujes ku qindra qytetare jane helmuar perben nje moment teper te rende.
Edi Rama dhe qeveria e tij jane totalisht inekzistent ne cdo pikpamje.
Informacioni zyrtar eshte vetem propagandistik dhe pa asnje element pergjegjesie dhe pa asnje analize shendetesore, por edhe ligjore te detyrueshme.
Edi Rama, qe nuk le gje pa komentuar per cdo gje qe ndodh ne Europe dhe ne bote nuk thote asnje fjale per qindra qytetare te helmuar.
Askush nuk mban pergjegjesi ne qeverine e Edi Rames ndersa qytetareve ju eshte rrezikuar shume seriozisht shendeti.
Situata flet vete.
Furnizimi me uje dhe veprat, qe e sigurojne ate si dhe rrjeti i shperndarjes e siguria sanitare te ujit te pijshem jane ne meshire te fatit.
Shteti i propagandes nuk garanton as sigurine minimale te qytetareve per ujin, qe ata pijne.
Per Edi Ramen qytetaret nuk ekzistojne.”