Vasili: Rama të bëjë publike listat e familjeve që kanë marrë ushqime dhe ilaçe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i kërkon kryeministrit Edi Rama që të bëjë publike listen e familjeve që i ka ndihmuar me ushqime dhe ilaçe.

Në një reagim në Facebook, Vasili thotë se nëse kjo nuk bëhet publike, gjithçka është tallje dhe propagandë.

Deklaratya e Vasilit:

Rama të bëjë publike listat ndryshe gjithçka është tallje, agjitacion dhe propagande!!

Rama të bëjë publike listat e 163811 familjeve, që kanë marrë sipas deklarimeve të tij, ushqime dhe ilaçe.

Të bëjë publike çfarë ushqimesh u ka çuar.

Të bëjë publike çfarë ilaçesh u ka çuar.

Ndërkohë që mijëra e mijëra nevojtarë ane e mbanë vendit s’kanë marrë asgjë dhe janë në varfëri dhe hall shumë të madh edhe për bukën e gojës.

Nëse Edi Rama nuk i bën publike këto, do të thotë se gjithçka është thjesht një mashtrim propagandistik i mjerë dhe i pështirë.

Share This Article