Vasili: Ramës i del boja, propozon mbyllje 100% të listave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, thotë se kryeministrit Edi Rama i ka dalë përfundimisht boja, pasi propozon mbyllje 100% të listave.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se listat mbeten të njëjta madje, edhe më keq se më parë.

Sipas tij, u ndryshua kushtetua vetëm për të penguar koalicionet dhe hapjen e listave.

Postimi i Vasilit në Facebook:

Rames i del perfundimisht boja, propozon mbyllje 100% te listave!

Propaganda rilindase nxjerr fytyren e vertete:

listat mbeten totalisht te mbyllura,

mbetet te njejtat lista me renditje te paracaktuara dhe te mbyllura me keq se me pare

Gjithshka qe rilindja ndryshoi ne kushtetute ishte vetem per te penguar koalicionet dhe realisht zero mundesi, qe shqiptaret te zgjidhnin si te mendonin kantidatet.

Kushdo shqiptar, qe mendoi dhe besoi se do te hapeshin listat sot e ka shume te qarte, qe ky ishte thjesht mashtrim ordiner i radhes i Edi Rames.

Perballe shqiptareve eshte nje kryeminister, qe perpelitet ne ethet e humbjes dhe mashtron pa u lodhur, por verdiktit te paracaktuar te shqiptareve nuk i shpeton dot.

Share This Article