Një tjetër pacient u hodh ditën e sotme nga spitali “Shefqet Ndoqi”, duke e çuar në 5 numrin e viktimave që vetëflijohen nga spitalet Covid.
Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka shpërthyer në ofendime ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar si shkaktarin kryesor të kësaj gjendje të krijuar.
“Derdimen nuk zgjidhet COVID-i me VIDEO këllira propagandistike, ndaj ik or ik, qe te shpetojne njerezia”, shkruan Vasili.
Ish-ministri ka vijuar më tej teksa shton se strategjitë e ndërmarra nuk kanë përmirësuar dhe nuk kanë kufizuar asgjë.
“Zhgarravino- strategjite e tua nuk kane permirsuar, kufizuar apo ndalur asgje dhe ti nuk jep dot asnje tregues te permirsuar te pandemise.
Boll u more me budalleqe VIDEOSH me autoambulanca.
COVID-i eshte ulur kembekryq ne gjithe vendin ti merresh me këllira propagandistike dhe filmon para e mbrapa nje autoambulance per propagande duke ja shpifur njerezve, qe vuajne dhe luftojne per jeten.
Je ti pengesa e vetme per te mundur COVID-in.
Je ti halli me i madh i shqiptareve ne keto kohe kaq kritike.”
