Vasili: Rilindja nuk heq dore nga mashtrimi me shifrat e pandemise!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Petrit Vasili akuzon qeverinë se po mashtron me shifrat e pandemisë në vendin tonë.

Sipas nënkryetarit të LSI, pavarësisht uljes së testimeve krahasuar me një ditë më parë, rastet pozitive realisht jo vetëm nuk janë ulur, por përkundrazi janë rritur.

Deklarata e Vasilit: 

Rilindja nuk heq dore nga mashtrimi me shifrat e pandemise!

Sot qeveria paraqiti 953 raste te reja te qytetareve te infektuar me COVID. Ne dukje me pak se nje dite me pare kur ishin 1124 raste reja. Por e verteta eshte krejt ndryshe.

Sot testimet u ulen me rreth 20%. Nga 4254 ne 7 shkurt pra nje dite me pare, ne 3485 testime sot me 8 shkurt, thene me thjesht 769 testime me pak.

Ne rast se ne 7 shkurt treguesi i pozitivitetit ishte 26.4%, ndersa sot ne 8 shkurt perkundrazi ai eshte rritur ne 27.4%.

Pra rastet realisht jo vetem nuk jane ulur, por perkundrazi jane rritur.

Rilindja nuk heq dore nga loja mashtruese me shifrat dhe kjo eshte kriminale sepse behet fjale per Pandemi, qe merr jete njetezish.

Share This Article