Vasili: Shqipëria nuk ka qeverisje, ka propagandë që vazhdon pa fund

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili u shpreh sot në një deklarata për mediat se, “i madh dhe i vogël, në këto ditë shumë të vështira të motit të keq, por edhe të pandemisë, është bindur përfundimisht që Shqipëria nuk ka as Kryeministër dhe as qeverisje. Ka vetëm skena, ka një teatër dhe një propagandë që vazhdon pa fund”.

Vasili u shpreh se, “jo më larg se dje, ju e dini se, për të luajtur e për të fshehur shifrat, e për të hutuar përsëri me propagandë qytetarët, kanë ulur mbi 30 për qind numrin e testimeve dhe janë bërë 1200 testime më pak, kur duhet të ishin bërë 4 mijë më shumë, për të fshehur gjendjen e pandemisë, në vend që të përballen me këtë gjendje pandemie”.

“Të ofrojnë ndihmën në banesë, të ofrojnë barnat gratis në banesë, mbështetjen financiare në banesë. Të tëra këto probleme të mijëra qytetarëve, të cilët dergjen nën trysninë e pandemisë, bëjnë një show, ashtu siç e patë, duke hapur gjoja qendra vaksinimi e duke prurë trastën e radhës me vaksina, e cila është shumë, shumë, shumë larg asaj nevoje për vaksinë për të cilën kanë nevojë shqiptarët”, tha ai.

“Mijëra shqiptarë, në mënyrë të përditshme, nëpër shtëpitë e tyre e nëpër banesa, duan qeverinë, duan shtetin e tyre për të cilin paguajnë para dhe nuk duan propagandë”, theksoi Vasili.

“Megjithatë, të nderuar qytetare dhe qytetarë, asnjë iluzion më për këtë qeveri, për këtë kryeministër, zero iluzione. Ka vetëm një rrugë, ka vetëm një zgjidhje, ky masivisht, në një referendum të paparë në Shqipërinë pluraliste, më 25 prill duhet të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga krye mashtruesi dhe krye mashtruesët, të cilët kanë luajtur dhe kanë guxuar të luajnë edhe në këtë moment që flasim, edhe me jetën, edhe me vdekjen e shqiptarëve”, përfundoi Vasili./ATSH/

Share This Article