Vasili tregon çfarë fshihet pas darkës luksoze në Dubai

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një intervistë për Ora News, nënkryetari i LSI Petrit Vasili iu rikthye edhe një herë asaj që tashmë njihet si “darka luksoze në Dubai”.

Sipas tij, kjo darkë është vazhdimësi e një marrëveshje, e bërë nga qeveria, ku ndan dhe dhuron, pa asnjë transparencë, pasuri të mëdha të shtetit shqiptar.

“Për të qenë të qartë dhe të thjeshtë për teleshikuesit tuaj. Nuk shtrohet çështja për një darkë ku ulen e darkojnë ca njerëz. Janë ca të qeverisë e ca të bashkisë, kjo nuk ka rëndësi. Shqiptarët duhet të dinë se kjo darkë është vazhdimësi e një marrëveshje, e bërë nga qeveria, ku ndan dhe dhuron, pa asnjë transparencë, pasuri të mëdha të shtetit shqiptar.

Që nga Porti i Durrësit e qindra hektarë tokë, Vlora, Saranda, Ksamili, Përmeti. Pra zona elitare turistike, të cilat në këtë marrëveshje shënohen si projekte që i jepen një investitori arab dhe të gjitha këto do të zhvillohen, siç thuhet edhe në marrëveshje, pa tender, pa konkurrim, pa garë, pa asnjë lloj procedure.

Thënë më thjesht, toka, territore të caktuara konsiderohen investime strategjike dhe prona juaj apo prona ime apo e shqiptarit nuk ka asnjë rëndësi. Rrëmbehet, shpronësohet, nuk ka garë ndërkombëtare“, u shpreh ndër të tjera Vasili.

Share This Article