Vasili zbulon bisedën e Ramës: Plehrat e PD-së të dalin jashtë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili për herë të parë ka zbuluar një bisedë të kryeministrit Edi Rama, për marrëveshjen e 17 majit më Bashën.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma, Vasili tha se plani i Ramës ishte që PD të qëndronte jashtë Parlamentit.

“Marrëveshja e 17 majit, unë kam qenë protagonist si kryetar i LSI, siguroi një gjë të rëndësishme që është më shumë e rëndësishme sesa rezultati elektoral i radhës që këtë herë ishte tërësisht i manipuluar. Unë nuk i kam njohur ato zgjedhje si kryetar i LSI, për shkak të atyre zgjedhjeve nuk e gjeta të udhëz të vazhdojë të drejtoja LSI, pasi 25% e votave u shitën dhe u blenë. 

Por ajo marrëveshje bëri që PD të hyntë në zgjedhje, pasi plani i Edi Ramës, të cilën e kam të konfirmuar personalisht ka qenë që PD të rrinte jashtë zgjedhjeve dhe të kishte vetëm një Parlament ku PS të kishte 110 deputetët, një 30-40 do ti kishte LSI, për të cilën ne na është ofruar kjo lumturi e madhe që ju do keni 30-40 deputetë, por rëndësi që ata plehrat (ishte fjala për PD) të dalin jashtë, kjo ka qenë edhe gjuha e Edi Ramës, në planin e komunikimit të drejtpërdrejtë. Nuk i kam zbuluar më parë këto biseda. Për mua ajo marrëveshje përtej çdo rezultati për mua bëri gjënë më kryesore që rifuti PD në zgjedhje”, tha Vasili.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply