Vasolli: Kosova të reflektojë për kriteret e BE-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Besnik Vasolli, njohës i integrimeve evropiane në Rubikon të KTV-së ka thënë se Kosova dhe rajoni nuk duhet të dekurajohen nga vendimet aktuale të BE-së.

Sipas tij, duhet të reflektohet që fillimisht çdo zbatim i kriterit shkon në të mirë dhe zhvillim të vendit dhe pastaj të Gjermanisë e Francës.

“Ne si Kosovë dhe rajon duhet të reflektojmë. Gjatë viteve të kaluara, por edhe tash jemi duke e lënë një përshtypje që zbatimi i këtyre kritereve që kërkohen janë në interes të Francës dhe të Gjermanisë para se te jenë në interes tonin dhe rajonit”, ka thënë ai. “Nëse flasim për luftimin e korrupsionit, reformat e administratës, ne përfitojmë së pari”.

“Integrimi në BE ishte një lloj stimuluesi për të gjitha vendet, por duhet të reflektojmë e të shohim brenda vetes. Ne duhet të vazhdojmë t’i zbatojmë këto kritere pa marrë parasysh në çfarë momenti ndodhemi tash. Pres që t’i shfrytëzojmë shumë mençur dy presidencat e ardhshme, njëra është Kroacia dhe pas tyre e marrin gjermanët. E kemi edhe procesin e Berlinit i cili ka ndihmuar në bashkëpunim më të mirë rajonal. Së pari të vazhdojmë brenda e të mos dekurajohemi dhe të punojmë pak më shumë edhe në aspektin rajonal”, ka thënë tutje ai.

Share This Article