Vazhdojnë akuzat ndaj guvernatorit të New Yorkut për ngacmim seksual

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një akuzë e re është lëshuar në drejtim të guvernatorit të New Yorkut, Andrew Cuomo, nga një grua e cila ishte pjesë e stafit të tij.

Siç raporton Wall Street Journal, një punëtore tjetër e ka akuzuar Cuomon për sjellje të papërshtatshme.

Guvernatori demokratik më parë ishte akuzuar për ngacmim seksual edhe nga dy gra të tjera. Ndërkohë, ish-ndihmësja e tij Ana Liss ka thënë për WSJ se guvernatori e kishte pyetur nëse kishte të dashur, e kishte quajtur atë “shpirt”, e kishte prekur në shpinë dhe se po ashtu në një rast i kishte puthur dorën.

Cuomo kishte kërkuar falje në fillim të këtij muaji pasi siç ka thënë, i ka bërë njerëzit përreth tij të ndihen jo mirë mirëpo e ka mohuar se e ka prekur dikë.

“Kurrë nuk e kam prekur askënd në mënyrë të keqe. Kurrë nuk e kam menduar se jam duke e bërë dikë të ndihej keq”, kishte thënë Cuomo, duke shtuar se po mësonte nga sjellja e tij.

Share This Article