Vazhdojnë evakuimet ndërsa lava në La Palma po i afrohet detit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shpërthimi i vullkanit në La Palma në Ishujt Kanarinë të Spanjës, ka detyruar autoritetet të evakuojnë edhe një fshat, që është në rrugën e lavës, raporton BBC.

Evakuimi i El Pasos është urdhëruar pasi lava ka filluar të dalë nga një çarje e re në vullkanin Cumbre Vieja.

Më tepër se 6000 persona kanë ikur nga llava që ka djegur qindra shtëpi që kur nisi shpërthimi të dielën.

Autoritetet lokale kanë thënë se llava mund të shkaktojë një reaksion kimik që shkakton shpërthime dhe lëshimin e gazrave toksikë kur të arrijë në det.

Autoritetet detare kanë izoluar një zonë prej 3.7 kilometra në det, në pjesën ku llava po shkon.

“Kjo është bërë për të parandaluar shikuesit në varka dhe për të parandaluar që gazrat të prekin njerëzit”, ka thënë presidenti i Këshillit të Ishujve Kanarinë, Mariano Hernandez.

Share This Article