Vazhdojnë hetimet ndaj Juventusit, nëna e Rabiot shkon në Prokurorinë e Torinos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Veronique Rabiot është thirrur nga Prokuroria e Torinos për të qenë dëshmitare në hetimet për që po bëhen për Juventusin.

Ditët e fundit prokurorët e Piemontes kanë intervistuar një numër individësh në lidhje me hetimin e tyre, duke përfshirë lojtarët: Paulo Dybala, Federico Bernardeschi dhe Alex Sandro, si dhe agjentët Alessandro Lelli dhe Alessandro Lucci.

Siç raporton Calciomercato.com, nëna e mesfushorit të Juventus, Adrien Rabiot, Veronique është thirrur për të qenë dëshmitare në hetim.

Ajo është agjente e djalit të saj dhe ka negociuar transferimin e tij si lojtarë si lirë te Bianconerët pasi prishi marrëdhëniet me Paris Saint-Germain.

Lojtarët e tjerë do të thirren në javët e ardhshme, duke përfshirë Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini, si dhe presidenti i FIGC, Gabriele Gravina.

Zyra e Prokurorit të Torinos po heton kontabilitetin e mundshëm të rremë si rezultat i fitimeve kapitale dhe ngrirjes së pagave gjatë periudhës së parë të pandemisë COVID.

Ekziston një mundësi që Juventusi mund të marr dënime të rënda nëse shpallen fajtorë.  

Share This Article