Vazhdojnë largimet rreth Bashës, jep dorëheqjen Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vijojnë dorëheqjet në selinë blu. Këtë herë kryedemoktait Lulzim Basha i është larguar Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Arben Kashahu.

Ky i fundit ka dhënë dorëheqjen e parevokushme, sipas “Mapo.al”, që bën me dije se largimi i është komunikuar Bashës dy javë më parë.

Kashahu ishte sekretar që prej vitit 2019, kur u emërua nga kryedemokrati për të zëvendësuar në detyrë Gerti Bogdanin.

Situata në PD mbetet e tensionuar. Shumë deputetë dhe demokratë e kanë braktisur Bashën për t’iu bashkuar “Foltores” së Berishës.

Kësaj sjelljeje kryedemokrati i ëshët përgjigjur ashpër. Kujtojmë që vendimet e fundit për të urdhëruar zgjedhje të reja në FRPD dhe LDGSH janë cilësuar si hakmarrje, pasi Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi dolën në krah të Berishës.

Share This Article