Vazhdojnë luftimet në Nagorno-Karabak

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë vazhduar luftimet në Nagorno-Karabak edhe gjatë natës mes së enjtes dhe të premtes. Autoritetet në rajonin separatist që banohet nga shumica armene kanë thënë se së paku tre civilë janë vrarë nga bombardimet e forcave të Azerbajxhanit.

Bombardimet ishin të përqendruara në Stepanakert, qyteti më i madh i rajonit të kontestuar, dhe Shushi, qytezë strategjike në terren malor, që shtrihet rreth dhjetë kilometra në jug të kryeqytetit të provincës.

“Si rezultat i zjarrit të raketave, disa shtëpi banimi janë djegur në Shushi. Ka shkatërrime edhe në kryeqytetin Stepanakert. Shërbimet e shpëtimit janë duke punuar në këto pika”, tha Shërbimi Emergjent i Nagorno-Karabakut, i cili qeveriset de fakto nga armenët etnikë.

Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Stepanakert e ka konfirmuar vdekjen e tre civilëve në këtë qytet, duke raportuar më shumë se dhjetë shpërthime që u dëgjuan natën e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Në anën tjetër, edhe Azerbajxhani raportoi se ka pasur bombardime të forcave armene në zonat e populluara. Ministria e Brendshme e Azerbajxhanit tha se qyteza Tartar dhe fshatrat afër saj janë bombarduar në mëngjesin e së premtes.

Sidoqoftë, të dyja palët e konfliktit kanë mohuar se i shënjestrojnë civilët gjatë luftimeve dhe përsëri dhanë informata kundërthënëse në lidhje me zhvillimet e fundit përgjatë vijës së frontit në mëngjesin e 6 nëntorit.

Share This Article