Vazhdojnë përleshjet mes policisë e protestuesve në Minneapolis pas vdekjes së 20-vjeçarit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia është përleshur me protestuesit për të dytën natë me radhë në periferi të Minneapolisit të ShBA-së pas vdekjes së 20-vjeçarit Daunte Wright të dielën. Në vdekjen e tij ishte e përfshirë edhe policia.

Disa lloje të forcave të sigurisë u dërguan në Brooklyn të hënën, duke përdorur gaz lotsjellës dhe mjete tjera jovdekjeprurëse për t’i shpërndarë qindra njerëz që ishin grumbulluar para stacionit qendror të policisë.

Guvernatori i Minnesotas, Tim Walz, mori vendim për orë policore nga ora 19 pas trazirave të së dielës mbrëma, por një grumbull i madh i njerëzve i refuzoi urdhrat e policisë për të shkuar në shtëpi. Më pas, policia përdori gaz lotsjellës dhe filloi të lëvizte për t’i shpërndarë protestuesit.

Përleshja mes policisë dhe protestuesve ndodhi disa orë pasi policia publiku pamje nga kamera trupore e policit, ku shfaqet vdekja e personit me ngjyrë, shkruan The Guardian.

Të hënën pasdite, presidenti i ShBA-së, Joe Biden, dhe nënpresidentja Kamala Harris bënë thirrje për llogaridhënie rreth qëllimit me armë ndaj të riut të paarmatosur.

https://twitter.com/oliverlaughland/status/1381786850797490177?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1381786850797490177%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fperseri-perleshje-mes-policise-e-protestuesve-ne-minneapolis-pas-vdekjes-se-20-vjecarit%2F
Share This Article