Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare dhe te Dheu i Bardhë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mërgimtarët edhe këtë të premte po përballën me pritje të gjata në kufirin me Serbinë, gjegjësisht në pikën kufitare Merdare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë kufitare në dalje, udhëtarët duhet të presin deri pesë orë, ndërsa kolona është e gjatë mbi një kilometër

Në pikëkalimin Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në dy orë, në Mutivodë deri një orë e gjysmë, ndërkaq në Jarinjë pritjet janë deri në 50 minuta.

Pikat e tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë në maksimum 10 minuta.  

Share This Article