Vazhdojnë protestat në Irak, policia përdor plumba

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat e sigurisë në Irak përdorën armë zjarri për t’i shpërndarë protestuesit në disa lokacione të kryeqytetit Bagdad dhe në pjesën jugore të shtetit për ditën e dytë me radhë.

Pas një qetësie relative, dhuna në kryeqytet dhe në pjesët me shumicë shiite është kthyer përsëri. Më shumë se 15 persona u vranë gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë pasi protestuesit i bllokuan shumë rrugë.

Të shtunën, katër persona u qëlluan për vdekje në kohën kur policia i bastisi kampet e protestuesve në mbarë vendin, duke e shtuar frikën për shtypje më të gjerë të pakënaqësive.

Megjithatë, protestuesit u kthyen në grupe të mëdha të shtunën në mbrëmje dhe të dielën në mëngjes dhe filluan të marshojnë rrugëve përsëri.

Së paku 50 protestues kanë pësuar plagë nga plumbat dhe rreth 100 të tjerë u lënduan nga gazi lotsjellës.

Ndaj kësaj situate kanë reaguar Kombet e Bashkuara, duke kërkuar ndërprerje të dhunës dhe marrje të masave për zgjidhjen e krizës politike, shkruan “France 24”.

Share This Article