Vazhdojnë tensionet para objektit të shembur të Teatrit

albnews
By
1 Min Read

Rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm, forca të IKMT-së dhe bashkisë së Tiranës nisën shembjen e godinës së teatrit kombëtar.

Fillimisht pati rezistencë nga qytetarët duke sjellë edhe shoqërimin në polici të një grupi artistësh si edhe kryetares se LSI-së, Monika Kryemadhi.

Edhe disa orë më vonë vijon konfrontimi i qytetarëve me forcat e policisë.

Protestuesit me thirrjet ‘poshtë diktatura, poshtë Edi Rama, liri demokraci’ para godinës së ministrisë së Brendshme, ku është vendosur kordoni metalik.

Share This Article