Vazhdon avazi në kufi, mbi 12 km radha e makinave në kufirin Kosovë-Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe sot prej mëngjesit vijojnë rradhët kilometrike të mjeteve të vogla, autobusëve dhe kaminonëve për të hyrë në Shqipëri nga Kosova.

Radha shkon gati 12 km në thellësi të territorit të Kosoves deri në fshatin Zhur.

Qytetarët e Kosoves ankohen për pritjet deri në tre orë ndërsa shtojnë se masat e vendosura nga dy qeveritë nuk e ndalojnë përhapjen e Covidit.

Në Morinë po punohet me kapacitete të plota të sporteleve dhe forca të shtuara, edhe procedura e verifikimit të dokumentave anti-Covid është e shkurtër.

Por megjithatë është e pamundur shmangia e radhëve, e cila krijohet edhe nga kamionët e transportit te mallrave.

Share This Article