Vazhdon kriza e rezultateve për Manchester United , ndalet me barazim edhe nga Aston Villa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester United ka luajtur baras me rezultat 0-0 në udhëtim tek Aston Villa në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit anglez.

Pjesa e parë u përcoll me një intensitet të dobët të lojës nga të dyja palët pasi asnjëra prej tyre nuk arriti që të rrezikojë seriozisht portën.

Rasti i parë në këtë ndeshje i takoi Aston Villës që rrezikuan me Youri Tielemans në minutën e 56-të por Andre Onana e priti gjuajtjen e tij.

Mundësinë më të mirë për gol në këtë sfidë e pati Bruno Fernandes i cili në minutën e 68-të goditi traversën nga gjuajtja e lirë.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe kështu Unitedi shkon në pesë ndeshje pa fitore në të gjitha garat.

Pas javës së shtatë Unitedi shkon në kuotën e tetë pikëve dhe mban pozitën e 14-të në tabelë, teksa Aston Villa numëron 14 sosh dhe mban pozitën e pestë.

Me të përfunduar pushimi me kombëtare, ‘Djajtë e Kuq’ do të kenë një tjetër test të vështirë pasi do të presin Brentfordin në shtëpi.

Share This Article