Vazhdon përhapja e koronavirusit, shënohet viktima e dytë në ShBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në botë e ka kaluar shifrën prej tre mijë personave. Gati 500 raste të reja të infektimeve u shënuan në Korenë Jugore, ndërsa në Shtetet e Bashkuara u konfirmua viktima e dytë.

Më shumë se 88 mijë njerëz janë infektuar me koronavirus deri më tash në mbarë botën, ku janë përfshirë më shumë se 60 shtete. Dy rastet e parë u konfirmuan edhe në Indonezi, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Dy muaj pas paraqitjes së koronavirusit, numri më i madh i infektimeve dhe vdekjeve po vazhdon të shënohet në Kinë. Komisioni për Shëndetësi në këtë shtet raportoi për 202 raste të reja të infektimeve dhe 42 vdekje në 24 orët e fundit.

Pas Kinës, më së shumti njerëz nga koronavirusi kanë vdekur në Iran, 54. Në Itali, numri i personave të infektuar pothuajse u dyfishua, ndërsa në Australi u shënua viktima e parë

Share This Article