Vazhdon regjistrimi në mërgatë edhe pse në Maqedoni u shty

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika deri tani janë regjistruar 572 mërgimtarë që jetojnë përkohësisht jashtë vendit.

“Evidenca nga vetë-regjistrimi tregon shifrën prej 178.572 qytetarë të RMV-së që jetojnë jashtë vendit dhe të cilët janë vetë-regjistruar në aplikacionin elektronik që nga fillimi i këtij procesi, më 1 mars, deri më sot”, thonë nga ESHS.

Përmes aplikacioni regjistrohen shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët qëndrojnë jashtë vendit, për shkak të punës apo shkaqeve tjera, deri dhe më gjatë se 12 muaj.

Procesi i vetëregjistrimit filloi 1 mars, ndërsa prej 1 marsit deri më 15 mars u regjistruan edhe të punësuarit në përfaqësitë diplomatike-konsullare dhe anëtarët e familjeve të tyre të cilët qëndrojnë me ta jashtë vendit, shtetasit e Maqedonisë së Veriut me punë në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e saj, përfaqësitë apo përfaqësues të odave ekonomike jashtë vendit, njësitë afariste jashtë vendit, përfaqësitë ushtarake të Armatës së RMV-së jashtë vendit dhe qytetarët që janë të angazhuar në bazë të bashkëpunimit ndërkombëtar, teknik apo tjetër, si dhe anëtarët e familjeve/amvisërive të tyre që qëndrojnë jashtë vendit me personat e cekur si dhe të gjithë personat – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në çfarëdo baze qëndrojnë jashtë shtetit, pa marrë parasysh periudhën e tyre të qëndrimit.

Share This Article