Vazhdon rënia e rasteve të reja me koronavirus në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia ka njoftuar se të mërkurën janë konfirmuar edhe 9 raste me koronavirus në Kosovë.

Nëntë testet pozitive kanë rezultuar pas 225 testimeve që janë bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Sipas ministrit Vitia, të shëruar nga sëmundja COVID-19 janë regjistruar 17 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 249.

“Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët.Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët”, ka shkruar Vitia.

Deri më tani në Kosovë nga koronavirusi i ri kanë humbur jetën 22 persona.

Share This Article