ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri 2 hours ago
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës? 3 hours ago
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses 6 hours ago
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë 6 hours ago
Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Vazhdon shembja e banesa te “5 Maji”, nxirret jashtë banori me certifikatë pronësie në dorë

albnews by albnews
9 February, 2022
in Albania
0
Vazhdon shembja e banesa te “5 Maji”, nxirret jashtë banori me certifikatë pronësie në dorë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Që prej orëve të para të mëngjesit policia dhe IMT kanë shkuar sërish në lagjen “5 maji” për të shembur banesat. Pavarësisht rezistencës së banorëve forcat e policisë kanë ndërhyrë duke i larguar ata edhe me forcë, ndërsa fadromat kanë nisur shembjet.

Në ndihmë të IMT-së në zonë, kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe pritet të shemben rreth 11 shtëpi.

RelatedPosts

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

Në një moment kamerat kanë fokusuar një banorë, me certifikatë pronësie në duar, teksa ka hipur mbi mur dhe bën thirrje për të mos i shembur banesën. Pas disa minutash rezistencë ai është larguar me forcë nga policia dhe më pas fadroma ka nisur shembjen e banesës së tij.

Autoritetet kanë deklaruar se këtë program zhvillimi po e kundërshton një pakicë banorësh, ndërsa pjesa dërrmuese kanë nënshkruar marrëveshjet me pushtetin vendor.

Lagja e tregut të madh, e njohur si zona 5 maji apo Bregu i Lumit është përfshirë nga bashkia në programet e rindërtimit.

Plani parashikon shembjen e banesave të parregullta dhe ndërtimin e pallateve shumëkatëshe. Pas vendimit të qeverisë në fund të shtatorit për rindërtimin dhe shpronësimin për interes publik, Bashkia e Tiranës ka nisur njoftimet në mes të tetorit, duke ofruar pagesa qiraje dhe një akt-marrëveshje me banorët për të përfituar nga programet e rindërtimit.

Por banorët dyshojnë se dokumenti është i njëanshëm pa vulë dhe pa firmë, dhe se në të nuk shënohen afate për fillimin dhe përfundimi i punimeve, vendi dhe koha e kompensimit të pronës, shkëmbimit dhe nuk cilësohet pronësia apo përdorimi i pronës.

Banorët deklarojnë se kanë afro 4 muaj që protestojnë, por bashkia nuk i dëgjon kërkesat e tyre dhe ka mbajtur një qëndrim të ashpër dhe në mungesë të plotë transparence dhe informimi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

14 November, 2025
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

14 November, 2025
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

14 November, 2025
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë

Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result