Vazhon rritja e numrit të vdekjeve nga COVID-19 në Brazil dhe Meksikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Brazili raportoi 1.026 vdekje të reja nga COVID-19, kurse Meksika 625

Ndërsa koronavirusi i ri vazhdon të godasë Amerikën Latine, numri i vdekjeve në Brazil arriti në 35 mijë dhe 13 mijë në Meksikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Brazil u regjistruan 1.026 viktima të tjera gjatë 24 orëve të fundit, duke e ngritur numrin e vdekjeve në 35.047, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vendin e dytë më të goditur në botë arriti 646.006, pasi 31.065 persona të tjerë rezultuan pozitivë me COVID-19.

Në Meksikë, 625 viktima të tjera e çuan numrin e vdekjeve në 13.170.

Në total, 4.346 persona të tjerë rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 110.026, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Më herët këtë javë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se Amerika Latine është kthyer në “zonë të kuqe” e transmetimeve të koronavirusit në botë dhe se solidariteti dhe mbështetja janë të nevojshme për këto vende për të kapërcyer pandeminë.

Share This Article