Vdejka e mjekut Husi, Meta thirrje qeverisë: Merrni masa të garantoni jetën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut Gerond Husi për shkak të covid-19.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje qeverisë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar shëndetin dhe jetën e të mjekëve dhe qytetarëve në këto kohë të vështira.

“Shumë trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Gerond Husit, profesionist i shkëlqyer dhe personalitet i shquar i mjekësisë shqiptare, i cili e humbi betejën me #COVID19.

Përherë pranë pacientëve në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT, ku spikati për përkushtimin dhe humanizmin, kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen, miqtë dhe komunitetin e mantel-bardhëve, që krijon një boshllëk të madh në ndihmën e kualifikuar ndaj të sëmurëve, për shkak edhe të humbjes së shumë mjekëve të tjerë të nderuar që kjo pandemi e rrezikshme i ndau prej nesh.

Me forcë përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të marrë të gjitha masat efektive, pa kursyer asgjë, për të garantuar mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të gjithë mjekëve të angazhuar në vijën e parë kundër #COVID19.

Investimi i duhur në këtë drejtim shkon edhe për shëndetin e qytetarëve, të cilët presin shumë nga puna dhe përkushtimi i mjekëve, në këto kohë të vështira.

Familjes Husi, kolegëve dhe miqve të tij ju shpreh gushëllimet më të ndjera, për këtë humbje të rëndë, që kërkon reflektim të thellë.

I paharruar kujtimi i Dr.Gerit! Të prehet në paqen e merituar!”, ka shkruar Meta.

https://www.facebook.com/v10.0/plugins/post.php?app_id=&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df610cca5c199d4%26domain%3Dwww.oranews.tv%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fwww.oranews.tv%252Ff22bb6c334a471%26relation%3Dparent.parent&container_width=830&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fposts%2F3839552002757711&locale=sq_AL&sdk=joey&show_text=true&width=500
Share This Article