Polici Garret Rolfe, që kishte qëlluar për vdekje Rayshard Brooksin, një afro-amerikan, javën e shkuar në Atlanta, do të akuzohet për vrasje dhe sulm.
27-vjeçari Brooks ishte vrarë në një parking të një restoranti më 12 qershor. Rolfe do të përballet me 11 akuza.
Zyrtari tjetër, që ishte në vend të ngjarjes, do të jetë dëshmitar në rast, ka bërë të ditur Prokuroria në Fulton.
Sipas prokurorisë, Rolfe kishte goditur me këmbë Brooksin pasi e kishte qëlluar me armë.
Ky rast vjen pas protestave të shumta në Amerikë pas vdekjes së afroamerikanit George Floyd në duart e policisë.