Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e veta për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos.
Me anë të një postimi në facebook, Rama ka njoftuar se do të ndalen aktivitetet elektorale të Partisë Socialiste në nderim të Bashkim Finos.
“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë.
Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur,” ka shkruar Rama.