Vdekja e gazetarit, Meta: Covid-19 fatkeqësisht ”theu” edhe shkrimtarin kurajoz

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vdekja e të gazetarit dhe shkrimtarit të njohur kilian Luis Sepulveda, për shkak të Covid-19 ka bërë që presidenti Ilir Meta të reagojë me anë të një postimi në Facebook ku e quan këtë ngjarje si fatkeqësi.

Meta shkruan se Covid-19 fatkeqësisht “theu” edhe shkrimtarin që frymëzoi popullin e tij në mbrojtje të demokracisë e kundër diktaturës të Pinocetit.

Postimi i Ilir Metës:

Beteja me COVID-19 fatkeqësisht ”theu” edhe shkrimtarin, publicistin dhe gazetarin e njohur kilian Luis Sepúlveda.

I pathyeshëm nga diktatura, burgjet dhe internimet e grushtit të shtetit kundër demokracisë nga diktatori Pinoçet, ky shkrimtar dhe publicist kurajoz frymëzoi popullin e tij me qëndresën heroike dhe kurajon intelektuale për rivendosjen e demokracisë.

Autor i shumë veprave të njohura si “Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte”, “Bota në fund të botës” apo “Trëndafilat e Atacama”, Luis Sepúlveda do të mbahet mend edhe për thënien e tij: “Krimi më i madh është harresa e krimeve të Diktaturës”.

Share This Article