‘Vdekja e Greqisë’, postimi i Elon Musk mbi demografinë dhe mbylljen e shkollave ndez rrjetin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Raportet për mbylljen e mbi 700 shkollave në Greqi për vitin akademik 2025-2026 për shkak të rënies së lindjeve kanë sjellë reagimin e Elon Musk, i cili paralajmëroi për një krizë demografike të thellë që po përkeqësohet në vendin fqinj.

Përmes një postimi në platformën X, Musk ndau një artikull të Visegrád 24, duke shkruar vetëm dy fjalë: “Vdekja e Greqisë”. Ky reagim u bë menjëherë viral, duke mbledhur mbi 1.8 milion shikime brenda pak orësh dhe ndezur diskutime të nxehta në rrjetet sociale.

Sipas të dhënave zyrtare, Greqia do të mbyllë 721 shkolla në total – përfshirë 324 shkolla fillore dhe 358 kopshte – duke reflektuar rënien e ndjeshme të numrit të nxënësve.

Kjo situatë lidhet drejtpërdrejt me nivelin shumë të ulët të fertilitetit në vend. Aktualisht, Greqia regjistron rreth 1.3 lindje për grua, një nga normat më të ulëta në Bashkimin Evropian, duke ngritur shqetësime për plakjen e popullsisë dhe pasojat afatgjata në ekonominë dhe shoqërinë greke.

Share This Article