Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elizabeth II ka bërë që shumë personazhe të njohur në mbarë botën të reagojnë.
Së fundmi, Cristiano Ronaldo është njëri prej tyre që ka bërë një postim me një mesazh prekës për të ndjerën.
“Shtatë vite nga karriera ime janë luajtur në Premier League, duke e bërë këtë sezon vitin e tetë që jetoj në Angli. Gjatë këtyre viteve, kam ndjerë një dashuri të jashtëzakonshme nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Mbretëresha, dhe sa shumë e rëndësishme ka qenë dhe do të jetë madhështia e saj për të gjithë njerëzit britanikë.
I kushtoj nderimin tim kujtimit të saj dhe vajtoj këtë humbje të pazëvendësueshme me vendin që kam mësuar ta quaj shtëpi. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen mbretërore.