ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë 5 hours ago
Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës 5 hours ago
Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete 5 hours ago
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht. 6 hours ago
Arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë, sekuestrohen 16 kg kokainë me vlerë më shumë se 500,000 euro. Ja ku e kryenin aktivitetin… 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Vdekja e minatorit në Bulqizë/ Zbardhet ekspertiza mjekoligjore

albnews by albnews
21 September, 2021
in Albania
0
Vdekja e minatorit në Bulqizë/ Zbardhet ekspertiza mjekoligjore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas më shumë se pesë ditë kërkimesh, është gjetur trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku, i cili mbeti në galeri mesditën e 15 shtatorit pas shembjes së një masivi dheu.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit dhe shpresës së familjarëve se mund të jetë gjallë, 61-vjeçari u nxor pajetë nga nëntoka gjatë orëve të natës së hënë. Incidenti tragjik u regjistrua në galeritë e kompanisë “Kaduretex”, që operon në Zonën e Parë krommbajtëse të Bulqizës. Prej asaj dite dhe në vazhdim, minatorë të galerisë ku ndodhi aksidenti, dhjetëra të tjerë nga galeritë fqinje dhe ekipet e shpëtimit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, AKSEM, punuan për të gjetur teknikun. Mësohet se janë larguar më shumë se 300 tonë materiale të ndryshme, krom, gurë dhe dhera derisa është gjetur minatori Plaku. Megjithëse në kushte mjaft të vështira është punuar me intensitet të lartë.

RelatedPosts

The Washington Post: Shqipëria, befasia e Ballkanit që konkurron Italinë e Greqinë

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Kjo është hera e parë që në galeritë e Bulqizës, procesi për nxjerrjen e minatorit që humbi jetën zgjat kaq gjatë në kohë. Duhet theksuar se është dashur të largohen tonelata inerte dhe të punohet në kushte tejet të vështira. “Në vijim të ngjarjes së ndodhur me datë 15.09.2021, ku si pasojë e shembjes së një masivi materiali (minerali e inerte), mbeti i bllokuar në një galeri kromi shtetasi Muharrem Plaku, 60 vjeç, pas disa ditësh pune të pandërprerë për pastrimin e galerisë, rreth orës 23.50, datë 19.09.2021, u bë e mundur gjetja e trupit dhe nxjerrja e tij nga galeria”, bëri me dije Policia.

Ekspertiza mjekologjore

Pas nxjerrjes nga galeritë të minatorit Muharrem Plaku, trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore pranë Spitalit të Bulqizës. Sipas ekspertizës, vdekja e 60-vjeçarit ka ardhur si pasojë e asfiksisë, që do të thotë për shkak të mungesës së oksigjenit në galerinë ku ndodhi tragjedia. Më pas, trupi u është dhënë familjarëve për të kryer ritet e fundit mortore.

Arrestimet

Policia dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Janë marrë në pyetje drejtuesit e subjektit minerar, si dhe janë sekuestruar dokumente që kanë të bëjnë me sigurimin teknik, trajnimin e punonjësve, sigurimet shoqërore, etj. Gjatë ditës së djeshme, ka përfunduar në pranga Veli Losha, drejtuesi teknik i minierës. “Për ngjarjen e mësipërme është ndaluar nga Policia drejtuesi teknik i një subjekti minerar, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë tekniku i subjektit minerar.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë ndalimi i shtetasit Veli Losha 61 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë drejtues teknik), si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Saba Hasani, 54 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë teknik miniere), për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’. Shtetasit e lartpërmendur kanë pasur detyrimin ligjor për kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, mesditën e datës 15.09.2021, në një nga nën katet e një subjekti minerar, është shembur një masiv materiali dhe për pasojë ka humbur jetën 60-vjeçari”, sqaroi Policia.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

28 September, 2025
Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

28 September, 2025
Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

28 September, 2025
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

28 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result