Vdekja e nipit të Roberto De Niros, arrestohen në Nju Jork 5 persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pesë persona janë arrestuar në Nju Jork gjatë një operacioni kundër drogës që lidhet me vdekjen e Leandro Anthony De Niro-Rodriguez, nipit të aktorit amerikan Robert De Niro.

Të arrestuarit përballen me akuza të shumta që lidhen me trafikimin dhe shpërndarjen e drogës në qytet.

Leandro, djali i vetëm i Drena De Niros, vajzës së madhe të aktorit të famshëm, u gjet i vdekur në apartamentin e tij më 3 korrik 2023. Një autopsi përcaktoi se vdekja e të riut u shkaktua nga efektet toksike të një kombinimi substancash, duke përfshirë fentanilin, ketaminën dhe kokainën.

Hetimi çoi në identifikimin e një rrjeti shpërndarësish që dyshohet se i siguruan djalit dozën fatale. 

Share This Article