Vdekja e Pele, Brazili 3 ditë në zi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka shpallur 3 ditë zie kombëtar për vdekjen e legjendës së futbollit, Pele.

Në dekretin e kreut të shtetit shkruhet se zia kombëtare që shtrihet në mbarë vendin bëhet në shenjë respekti për Edson Arantes do Nascimento dhe kontributin e tij.

“Mbreti” i futbollit, i cili fitoi tre Kupa Bote dhe u bë një nga figurat sportive kryesore të shekullit të kaluar, ndërroi jetë të enjten, në moshën 82-vjeçare.

Braziliani i ishte nënshtruar trajtimit për kancerin e zorrës së trashë që nga viti 2021. Ai ishte shtruar në spital muajin e fundit për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit, Pelé kaloi gati dy dekada, duke magjepsur tifozët dhe duke mahnitur kundërshtarët si golashënuesi më i mirë me klubin brazilian Santos dhe ekipin kombëtar të Brazilit.

Share This Article